AKTUALITET, 11 Dhjetor 2017, 09:35

Rama i shtrin dorën  për herë të tretë opozitës: E kemi mundësinë , por kërkojmë mirëkuptim

Rama i shtrin dorën  për herë të tretë

Kryeministri Edi Rama i është drejtuar për herë të tretë publikisht opozitës për të dialoguar lidhur me zgjedhjen e kryeprokurorit.

Këtë kërkesë Edi Rama ai e lidhur me mundësinë e pasjes së një dialogu dhe si mundësi shfrytëzimi për pikënisjen e një rruge tjetër.

Sipas Ramës kjo do t’i shërbejë edhe çeljes së negociatave me BE.

Deri në sekondën e fundit tha Rama, do të bëjmë të pamundurën për të bërë progres.

Negociatat tha Rama nuk varen 100% vetëm nga Shqipëria. Sipas tij në ato momente të gjitha vendet anëtare duhet të jenë të gatshme për të mos kërkuar alibi për shmangien e dhënies së votës. vendit tonë.

Por ne tha Rama besojmë shumë se ka një gatishmëri në të gjitha instancat e BE dhe nga vet presidenti i KE që deklkaroi se do të ishte i gatshëm të kërkonte çeljen e negociatave.

“Në rast se opozita nuk do tregojë interes për të kontribuuar për vendin, ne do të zgjedhim me shumicë të thjeshtë Prokurorin e Përgjithshëm. Por dëshira jonë është të kërkojmë deri në fund mirëkuptim me opozitën, se kjo është edhe pikënisja e një pakti me Evropën.”

TPZ.AL