TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri i vendit Edi Rama foli në seancë për të gjitha amendamentet e dorëzuar nga Partia demokratike. Duke iu referuar amendamentit të të përndjekurëve politik, Rama akuzoi PD se ishte ajo që e ngriti flamurin për mbrojtjen e tyre, por me vonesë.
Jeni ju partia që mori flamurin e mbrojtjes së të përndjekurve politik , pak me vonesë.
“ Në ‘91 Sali Berisha që në atë kohë ishte akoma me tesërën e PP në xhep, kur unë isha me Klosin e Trebeshinën , na tha: Ju doni të nxirrni llumin e shoqërisë nga burgjet.”
“Ne do ju japim lekët një më një atyre që kanë qenë në burg politik, që janë gjallë, sepse është rënie në fund të kazanit të moralit të një qeverie që pas 50 vjetësh që ata të gjallët të mos prekin me dorë asnjë lekë, sepse duhet t’i marrin lekët fara e fisit të Shqupit. “, tha Rama
Më tej ai tha se nga 200 persona që nuk kishin aplikuar me Daut Gumenin në krye, i futëm në listë.
“Ju vini këtu dhe bëni amendament, me portretin hipokrit të Saliut, të sekretarit të PP që të hidhet përpjetë dy jetë ka 25 vjet në PP dhe 25 vjet pas, sepse ia dorëzoi Ramiz Alisë.”, tha Rama.
TPZ.AL