AKTUALITET, 30 Nëntor 2017, 11:54

Policia jep  detaje për shpërthimin me tritol në Tiranë

Policia jep  detaje për shpërthimin me tritol në Tiranë

Me datë 30.11.2017, rreth orës 09:45, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se tek Liqeni artificial ka shpërthyer një mjet.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se: Tek Liqeni artificial, në rrugën dytësore ka shpërthyer një mjet i parkuar  me targë AA946EF  tip Volkswagen,  në pronësi të shtetasit N.R., 42 vjeç, administrator i një firme inertesh.

Si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

TPZ.AL