TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Rama e mori fjlën pas ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili e akuzoi Ramën si themeluesin e narkoshtetit. Por Kryeministri i anashkaloi akuzat, edhe ato për vëllanë e tij, Olsi Ramën, por foli për Buxhetin.
"Kushdo që ndjek punimet e parlamentit ndjek një grup njerëzish qesharakë që vazhdojnë teatrin e vet. Unë do të vazhdoj me një grup gjërash si amendamente që na janë vënë përpara nga opozita dhe që provojnë ato që njerëzit shohin dhe dëgjojnë përditë, që PD nuk ka ansjë vizion alternativ për Shqipërinë, asnjë program alternativ për të ardhmendhe asnjë ide veç ideve të saj të vjetra të shkruara në programin e saj të 2005-ës thjesht dëshira të natyrë elektorale.
Një paketë propozimesh e bazuar mbi programin elektoralë të vitit 2005 dhe nuk ka asgjë të re.
Një grup parlamentar që vjen i propozon Kuvendit ide të 20015-ës. Masa të parashikuara të parashikuara në programin elektoral të 2005. Zgjidhje të ofruara në atë program të 12 viteve më parë që gjatë qeverisjes rezultuan zgjidhje pa zgjidhje. Kjo ëhstë e vërteta. Po t’i marrim me radhë, shohim se uji që rreh sot në havan PD nuk ka asnjë lidhje me rrjedhën e zhvillimit të vendit. Thjesht me “më ka çuar nëna me la gojën”.
TPZ.AL