TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gentian Sejko, tha gjatë Konferencës së Dytë të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, tha se kontributi i sektorit bankar në luftën kundër informalitetit.
“Kontributi i sektorit bankar në luftën kundër informalitetit, një fenomen ky mjaft i dëmshëm, fatkeqësisht me një shtrirje ende të gjerë në ekonominë shqiptare, aq sa mund të konsiderohet një rrezik serioz për stabilitetin ekonomik dhe financiar të vendit. Edhe në këtë drejtim, roli i sistemit bankar është tejet i rëndësishëm. Përdorimi i të dhënave të certifikuara nga autoritetet, si përsa i takon bilanceve të kompanive, ashtu edhe aktorëve të tjerë ekonomikë, është kthyer në një domosdoshmëri”.
Guvernatori u bëri thirrje që shqiparëve të kenë më shumë llogari bankare.
“Në vitin 2014, vetëm 38% e popullatës kishte një llogari në sistemin financiar të licencuar, ndërkohë që 22% e të rriturve zotëronin kartë debiti dhe vetëm 6% e tyre kartë krediti. Kjo tregon një hendek të madh mes nesh dhe vendeve të OECD-së, ku 92% e popullatës ka një llogari financiare, ndërkohë që 80% e të rriturve kanë kartë debiti dhe 40% kanë kartë krediti.
Sejko theksoi se, roli i bankave është mjaft i rëndësishëm dhe deri-diku i pazëvendësueshëm edhe përsa i përket edukimit financiar.
“Thellimi dhe zgjerimi i njohurive financiare të klientëve tuaj jo vetëm që ka një impakt social të lartë, por njëkohësisht u shërben edhe vetë bankave, për të rritur më tej një potencial, i cili do të jetë konsumatori i produkteve dhe shërbimeve bankare”, - tha guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gentian Sejko.
TPZ.AL