AKTUALITET, 11 Nëntor 2020, 21:54

VIDEO/ Kur Besart Kadia bënte sherr me ministren e Financave: Ti nuk e njeh situatën. Tre veta kanë vrarë veten zonjë...

VIDEO/ Kur Besart Kadia bënte sherr me ministren e Financave: Ti nuk e njeh

Emërimi nga Kryeministri Edi Rama në rolin e zv.ministrit të Ekonomisë dhe Financave, i ekspertit të Ekonomisë, Besar Kadia, njëherësh edhe ish-anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike (i shkarkuar nga PD në nëntor të 2019), krijoi shumë pikëpyetje dhe habi në mjedisin politik shqiptar.

Kjo edhe për faktin se në emisione televizive ai ka pasur disa debate, ku veçohet edhe një përplasje e fortë në emisionin "Opinion" mes tij dhe ministres së Financave, Anila Denaj e cila kaloi deri në sulme personale.

Tashmë u duhet të punojnë bashkë në një Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave.

DEBATI:

Kadia: Nëse keni ndonjë gjë në dorë, çfarë i thoni kryeministrit, kur duhet të hapen bizneset, se vendi është në recesion?

Denaj: E para kërkoj më respekt për pozicionin dhe profilin e punës. Nëse pyetja është për mua, ma adresoni mua pyetjen, nëse pyetja është për kryeministrin adresojani pyetjen atij

Kadia: Unë kam shumë respekt, por nuk po e kuptoni situatën ekonomike…

Denaj: Situata ekonomike është e tillë që po e adresojmë, duke mbështetur nevojë për të gjithë grupet me nevojë imediate të imediate me ndihmë ekonomike. Do isha kurioze të kthehesha pas, të shikoja sa kritik keni qenë me formalizimin e ekonomisë. Pra sa kritik keni qenë të ardhurat. Para se t’i kërkosh qeverisë, t’i kërkosh bizneseve që kanë hequr punonjësi, sidomos bizneseve të mëdha. Pse nuk jeni kritikë me ata?

Kadia: Jemi në fatkeqësi natyrore…

Denaj: Sigurisht që qeveria do të marrë nga buxheti dhe sa shkurtime ka këtë vit.

Kadia: Bizneset sot kanë probleme, janë pa likuiditet, keni detyrim që t’i thoni që do shtyen taksat. Qeveria shqiptare me pagën që po jep, 80 milionë euro, dëmi që po i bëhet ekonomisë është mbi 1 miliardë euro, po ti vesh në balancë, dihet dëmi i ekonomisë.

Denaj: Nëse shtyjmë taksat, me çfarë do ta ndihmojmë ne ekonominë.

Kadia: Sa ventilatorë të rinj keni blerë? Me 10 milionë euro ventilatorë kishim mbyllur të gjitha problemet?

Denaj: Unë kam ardhur si ministre e financave këtu dhe nuk kam ardhur të dëgjoj të gjithë vrerin që ju doni të hidhni. Ka formate të tjera sesi ju mund ta hidhni vrerin.

Kadia: Ç’vrer moj, po ju….

Denaj: Më bëni pyetjen për atë që më takon.

Kadia: Pagën e luftës e vendos kryeministri, nuk e di akoma… e quan pagë lufte.

Denaj: Nëse termi pagë lufte nuk pëlqehet, mund të jetë e drejtë… Sot ka rëndësi jeta e njerëzve.

Kadia: Tre veta kanë vrarë veten zonjë nga situata ekonomike.