TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin Lushnje-Berat. Mësohet se dy automjete janë përplasur kokë më kokë.
Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë mbetur të plagosur rëndë.
Mjeti tip "Volkswagen", i cili po udhëtonte nga Berati drejt Lushnjes është përplasur me mjetin tip "Benz", i cili udhëtonte në kah të kundërt.
Përplasja ka qenë e fortë dhe dy personat që udhëtonin në mjetin tip Benz dhe drejtuesi i Volkswagenit janë nisur me urgjencë në spitalin e Lushnjes, ku edhe po marrin trajtim mjekësor.
Sakaq policia po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.