TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pastori që ka celebruar martesën e kryebashkiakut Erion Veliaj, është emëruar prefekt i Tiranës duke zëvendësuar kolonelen në rezervë, Jahollari. Toni Gogu do të jetë kështu prefekti i ri i qarkut të Tiranës.
Por kush është Toni Gogu?
Sapo thua emrin e tij, ke nënkuptuar Erion Veliajn. Karriera e Gogut ndryshoi, sigurisht për mirë, pas ceremonisë së martesëss luksoze të Veliajt me Ajola Xoxën, të paguar me shpenzimet e mamasë së Veliajt.
Në tetor të 2017, Gogu u emërua zëvendësministër i Drejtësisë, pranë ministres Etilda Gjonaj.
Përpara këtij emërimi, Toni Gogu, ka punuar si drejtor juridik në Bankën e Shqipërisë, pranë Ardian Fullanit. Pas largimit nga kjo detyrë ai u emëruar drejtor i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave.
Në korrik 2019, Gogu mori detyrën e kryetarit të Këshillit Bashkiak të Tiranës. Kështu Veliaj që e ka promovuar këtë figurë të re në politikë, e mori pranë vetes për të qeverisur bashkinë e Tiranës.
Zëvendësimi i prefektes së Tiranës, me Gogun, duket se është edhe një lëvizje elektorale, përpara zgjedhjeve të 25 prillit, për të përforcuar këtë post, me një njeri mjaft të besuar të Erion Veliajt.
Në vitin 1991, kur në Shqipëri u lejua feja, Gogu u bë protestant dhe vendosi të studionte dhe të shërbente në Kishë.
“Isha në një udhëtim, babai im ishte ortodoks por në realitet prindërit e mi thanë se nuk kishte Perëndi. Kështu që unë isha ateist, por unë kurrë nuk kisha vënë në dyshim ateizmin tim”, ka treguar Gogu në një rast.
Që nga ai moment mori vendimin e rëndësishëm, për të studiuar fenë.
Toni Gogu, ose si njihet Pastor Genti, i është bashkuar Shoqërisë Biblike Ndërkonfesionale të Shqipërisë, si përfaqësues i fesë protestante. Aty u njoh edhe me Veliajn.
Pastori zëvendësoi kolonelen
Ndërsa Suzana Jahollari, që i hapi rrugën Gogut, është një nga 12 ushtarakët e emëruar prefektë në vitin 2017, është liruar tashmë nga detyra dhe Këshilli i Ministrave ka marrë vendimin për të në mbledhjen e sotme. Jahollari ishte e para kolonele e ushtrisë, por më shumë u bë famshme se fitoi gjyqin me ministrin Arben Imami, kur ky e pushoi nga puna. Nuk dihet nëse ka ikur me dëshirë, apo Rama nuk e ka pyetur fare. Ajo që duket qartë, është ndikimi i madh i Veliajt në emërimet që bën kryeministri.
/TPZ.al/