TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në kohë të ndryshme vitet e fundit, njerëz të famshëm me origjinë italiane, të njohur në botën e futbollit, muzikës dhe humorit janë bërë me kërkesë të tyre nënshtetas të Republikës së Shqipërisë. Ndonëse në pamje të parë janë pak të lidhur shpirtërisht dhe fizikisht me Shqipërinë, disa prej tyre preferojnë të kenë një pasaportë të një shteti jo të BE për shkak të sistemit fiskal dhe taksave më të ulta në krahasim me Italinë. Me marrjen e nënshtetësisë shqiptare, kushdo që ka një aktivitet biznesi në BE mund të transferojë rezidencën kryesore fiskale në Shqipëri, duke i shpëtuar taksimeve në vendin e origjinës. E përbashkëta kryesore e italianëve që marrin nënshtetësinë shqiptare është dëshira për të paguar më pak ose aspak taksa në Shqipëri, sesa të paguajnë miliona në Itali. Po ashtu ka qindra biznese italiane që kanë hapur filiale fiktive në Shqipëri, për të pasur dorë të lirë në blerje dhe shitje asetesh.
Ja disa prej personazheve që kanë marrë nënshtetësinë shqiptare
Ezio Greggio
Ezio Greggio, aktori komik italian e një nga prezantuesit historikë të “Striscia la Notizia”, është tashmë edhe shqiptar. Me dekretin nr. 8881 të datës 8 janar 2015, presidenti i Shqipërisë i ka dhënë atij shtetësinë shqiptare.
Albano Carrizo
Këngëtari i njohur italian Albano Carrizo është shqiptar dhe këto ditë është në Tiranë për takime me personalitete vendase. Carrizo është pajisur me shtetësinë e Shqipërisë, pas kërkesës që vetë ky i fundit bëri në zyrën e presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani. Dekreti i shtetësisë së Carrizos është lëshuar nga presidenti Bujar Nishani në datën 10 qershor 2016.
Gianni De Biasi
Më 28 mars 2015 ish-trajneri italian i perfaqesueses shqiptare të futbollit, Gianni De Biasi, u pajis me pasaportën shqiptare. Ai përmes rrjeteve sociale pati bërë të ditur se i është dhënë pasaporta shqiptare. “Sot më është dhënë pasaporta shqiptare”, shkruante De Biasi ne Facebook, duke postuar fotografi.
Paolo Tramezzani
Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, i dha pasaportën shqiptare Paolo Tramezzani-t, me kërkesën e këtij të fundit në 21 mars 2017. Edhe pse është larguar nga Shqipëria dhe tashmë drejton Lugano-n në Zvicër, ish-ndihmësi i De Biasi-t është zyrtarisht me nënshtetësi shqiptare.