TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nis seanca plenare, e para për këtë vit. Opozita pritet të depozitojë kërkesën për ndryshimin e Kushtetutës.
Kërkesa pas mbledhjes së firmave. Pas fjalës së kreut të Kuvendit, ishte kreu i grupit Parlamentar të LSI ai që mori fjalën.
Vasili tha: Kthehemi këtu pas një seance të hidhur që lam pas ku u dhunua Kushtetuta. Një seancë e shëmtuar ku u zgjodh kryeprokuroja kundër ligjit. Kjo për t'i shërbyer kapjes dhe shkatërrimti të Reformës në Drejtësi. Qeveria dhe kryeministri i kapur këtu e kanë mendjen. Kanë frikë. Sot çdo ulërim për Vettingun ka rënë. Zgjodhën një kryeprokurore pa Vetting. Kemi një reformë në drejtësi që ka hyrë në ditën e saj më të zezë.
Jemi vullnet mirë që të rifusim këtë reformë në drejtësi në shina,. Kjo mazhorancë nuk e do.
Kjo është një luftë dhe betejë që nuk do të ketë asnjë hap prapa. Nuk do kërkojmë dhe mbështesim më hsumë se çfarë Kushtetuta dhe ligji thotë. Nuk do tolerojmë askënd që shkel Kushtetutën dhe Ligjin. Propozimet e ONM kanë rënë.