AKTUALITET, 15 Janar 2018, 17:29

Fatmir Mediu: Parlamentin e kanë marrë badigardët dhe interesat korruptive

Fatmir Mediu: Parlamentin e kanë marrë badigardët dhe interesat

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, tha gjatë sesionit të ri parlamentar të Kuvendit se “parlamenti duhet t’u kthehet qytetarëve”

“Të punojmë që ky parlament të jetë i gjithë shqiptarëve, jo vetëm i Qeverisë. Ky parlament nuk mund të jetë i Gardës së Republikës. Rregullin e vendos rregullorja, dhe jo badigardët. Kushtetuta nuk është një paçavure, që mund ta shkelim sa herë të duam. Ky parlament ka kohë që nuk e pyet Gjykatën Kushtetuese”, tha deputeti Mediu.