TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kandidati për president i FSHF-së, Bashkim Fino, ka bërë një hap më shumë në “ç’politizimin” e tij, si rival i Armando Dukës.
Duke parë se kreu aktual i FSHF-së e ka konsideruar atë si një sekretar partie (aq më tepër, i asaj në pushtet), Fino ka vendosur t’ia heqë vetes disa “valenca partiake”, duke mbetur vetëm deputet i thjeshtë në Kuvendin e Shqipërisë, si dhe anëtar i Komisionit të Ligjeve.
Përmes një njoftimi publik, ish-kryeministri i vendit, tashmë në kërkim të “kryeministrit” të futbollit shqiptar, ka njoftuar dorëheqjen nga detyrat partiake:
“Pavarësisht se nuk jam i detyruar ligjërisht, sapo i paraqita dorëheqjen Kryetarit të Partisë dhe Sekretarit të Përgjithshëm nga funksioni i sekretarit organizativ dhe administrativ të Partisë Socialiste. Ky akt vjen për të evituar çdo paragjykim, për një garë të drejtë dhe të ndershme, në kuadër të kandidimit tim për postin e presidentit të FSHF”.