TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Këtë takim e ka bërë publik vetë Presidenti përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në Instagram ku shkruan: “Të dashur miq, sot takova këngëtarin e famshëm, Albano Carrisi, i cili me zërin dhe muzikën e tij frymëzoi shqiptarët në fund të viteve ’80 për liri, demokraci e shpresë.
Al Bano është edhe sot një promovues i palodhur për Shqipërinë dhe shqiptarët,”-përfundon Presidenti Meta në rrjete sociale. Albano Carrisi është një nga këngëtarët italian më të dashur për shqiptarët, i cili e ka vizituar Shqipërinë më shumë se një herë duke dhënë edhe koncert.
Këngëtari ka lidhje speciale me vendin tonë kjo për shkak edhe të emrit të tij të vendosur nga i ati, i cili kishte qenë ushtar në Shqipëri dhe që kishte mjaft afeksion për këtë vend./TPZ.AL
