AKTUALITET, 15 Janar 2018, 15:05

Detajet e vjedhjes në filialin e Postës Shqiptare, personi me kapuç...

Detajet e vjedhjes në filialin e Postës Shqiptare, personi me

Policia dha detaje në lidhje me vjedhjen në filialin e Postës Shqiptare në Tiranë mbasditen e sotme.

Informacion paraprak

Sot rreth orës 14:05, në Sallën Operative një telefonatë njoftoi se në rrugën "Panorama", në Tiranë, një shtetas ka vjedhur një shumë parash.

Në vendgjarje shkuan disa shërbime policore. Nga veprimet paraprake rezulton se brenda ambienteve të zyrave të Hipotekës, në filialin e Postës Shqiptare, një person me kapuç, dyshohet nën kërcënimin e armës, ka vjedhur një shumë ende të papërcaktuar lekësh.

Specialistët kundër krimeve kanë kryer veprimet e para hetimore dhe po punojnë intensivisht për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e autorit.