AKTUALITET, 15 Janar 2018, 15:44

E rëndë/ Emigranti shqiptar në Greqi abuzon seksualisht me vajzën e tij 7 vjeçe

E rëndë/ Emigranti shqiptar në Greqi abuzon seksualisht me

Një emigrant shqiptar është arrestuar nga policia në Greqi, pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij 7-vjeçare. Historia u zbulua pas vizitës te pediatri, ku u konstatua se se e mitura kishte hemoragji të vazhdueshme në organet gjenitale.

Me urgjencë ajo u dërgua në spitalin e fëmijëve në Athinë, ku iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale. Ndërsa mjeku pediatëër bëri kallëzim për babain e vajzës si i dyshuari kryesor për abuzimin me të birin.

36-vjeçari u arrestua nga policia dhe po mbahet në paraburgimin e Tripolit teksa hetimet po vijojnë. Aktualisht gjendja shëndetësore e vajzës është stabilizuar, por ajo vazhdon të jetë e traumatizuar. Cifti shqiptar jetonte në ishullin e Salaminës.