TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Është një vend për të cilin nuk flasim, por komuniteti i të cilit vazhdon të rritet në Francë. Në vitin 2016, Shqipëria u bë vendi i parë i origjinës i azil kërkuesve në Francë me 7432 kërkesa të regjistruara nga Zyra Franceze për Mbrojtjen e Refugjatëve.
Kjo është më shumë sesa për vendet që janë në luftë apo kanë mungesë të ushqimeve të tilla si Siria dhe Afganistani, Sudani apo Iraku.
“Një shifër që është dyfishuar në një vit”, kështu e nis specialen e saj të gjatë portali online Huffingtonpost.fr.
Franca dhe Shqipëria u zotuan të forcojnë luftën kundër emigracionit të parregullt. Një marrëveshje u nënshkrua në Tiranë nga Ministri i Brendshëm francez, Zherar Kolomb dhe homologu i tij shqiptar Fatmir Xhafaj, për të "luftuar në mënyrë më efikase kundër të gjitha formave të krimit të organizuar", me dërgimin e oficerëve të policisë dhe shkëmbimin e informacionit.
Katër agjentë shqiptarë së shpejti do të vendosen në Francë, Metz dhe Lyon, të cilat përqendrojnë një pjesë të madhe të aplikimit për azil në Shqipëri, si dhe pranë Drejtorisë së Xhandarmërisë Kombëtare dhe Drejtorisë së Policisë Gjyqësore.
Këta punonjës policie do të sjellin te kolegët e tyre francezë "ekspertizën teknike" dhe "mbështetjen operacionale" nëpërmjet një "qasjes së informacionit" në lidhjet me kanalet e dyshuara për organizimin e emigracionit të parregullt.
Franca, dhe më gjerësisht Bashkimi Europian, shihen si një “eldorado” në Shqipëri.
Sipas shifrave zyrtare, 17,095 shqiptarë kanë bërë një kërkesë për azil brenda zonës “Shengen” në nëntë muajt e parë të vitit.
Gjermania është gjithashtu e njohur, me 4750 kërkesa, por Berlini e ka frenuar këtë fenomen.
Zgjedhjet parlamentare të qershorit 2017 konfirmuan qëndrimin e partisë së Edi Ramës në pushtet, e cila fitoi një shumicë të madhe në Parlament.
Por problemi i substancave narkotike e ka dobësuar kohët e fundit pozicionin e saj.
Në nëntor, një i afërm i Edi Ramës i cili deri në pranverën e vitit 2017 mbajti postin e Ministrit të Brendshëm, u implikua në trafikimin ndërkombëtar të kanabisit.
Opozita e kapi menjëherë çështjen dhe e denoncoi "si një qeveri e narkotrafikut, që duhet të bjerë dhe t'i japë rrugë një qeverie anti-mafias".
Sipas të djathtëve, Partia Socialiste e ka bërë Shqipërinë "Kolumbinë e Evropës”.
Marrë nga Huffingtonpost.fr.