TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sot në Shqipëri do të vijnë 7 eurodeputetë të Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian, ku në axhendë do të kenë krizën politike në Shqipëri.
Pikërisht të enjten ditën kur opozita do të zhvillojë protestën e radhës europarlamentarët do të kenë dhe konferencën për mediat.
Kreu i delegacionit dhe Eurodeputeti i Partisë Popullore, Tune Kelam i ka kërkuar qeverisë dhe opozitës që të zgjidhin këtë situatë me anë të dialogut konstruktiv.
“Ne dënojmë me forcë retorikën politike që nxit dhunën dhe i kërkojmë opozitës që të riangazhohet me jetën parlamentare. Qeveria dhe opozita duhet ta kapërcejnë këtë situatë nëpërmjet dialogut konstruktiv.”
Në Shqipëri ata parashikohet të takojnë Presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe kreun e PD Lulzim Basha. Pas Shqipërisë 7 eurodeputetët do të udhëtojë drejt Shkupit.
Axhenda
Të dërguarit e PE-së, do të takojnë fillimisht dy krerët e opozitës, Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin në orën 16:15-17:00.
Po ashtu në orën 17:10-17:50 do të takohen me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj. Këto takime do të zhvillohen në zyrat e delegacionit të BE-së në Tiranë.
Në axhendë është parashikuar edhe një takim me kryeministrin Rama dhe Gent Cakajn e ministrisë së Jashtme. Takimi pritet të zhvillohet në kryeministri në orën 18:10-19:10.
Takimet do të vijojnë edhe gjatë ditës së nesërme. Kështu që në orën 08:00-08:45 të mëngjesit është parashikuar një takim me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi në Kuvend, ndërsa në orën 09:00-10:00 do të takojnë përfaqësues të organizatave të Shoqërisë Civile, përfshi edhe 2 studentë nga Lëvizja për Universitetin te Mak Albania.
Në orën 10:15-10:30 të dërguarit e PE-së pritet të dalim me një deklarata finale.