AKTUALITET, 4 Mars 2019, 09:49

Protesta e 5 marsit, LSI nxjerr videon: Ja si të mbroheni nga gazi helmues i Ramës

Protesta e 5 marsit, LSI nxjerr videon: Ja si të mbroheni nga gazi helmues

Ndërkohë që Policia e Shtetit ka refuzuar t’i japë leje Partisë Demokratike për zhvillimin e protestës së paralajmëruar për nesër përpara Parlamentit dhe teksa opozita është e vendosur që të protestojë, LSI ka nxjerrë një video ndihmëse për protestuesit, si të mbrohen nga gazi lotsjellës i policisë.

Kjo video tregon mënyrën për tu mbrojtur ndaj lëndëve helmuese luftarake të Edi Ramës! Përgatitur nga të rinjtë e LSI, Gjithmonë gati ?”- shkruan Floida Kërpaçi në FB teksa ka postuar edhe këtë video.