AKTUALITET, 3 Mars 2019, 22:46

Londër, vritet me thikë 17-vjeçarja në park

Londër, vritet me thikë 17-vjeçarja në park

Një vajzë 17-vjeçare është vrarë me thikë në një park të Londrës, në atë që është cilësuar nga autoritetet lokale si një sulm i pamotivuar.

Viktima, Jodie Chesney, u sulmua teksa shëtiste në parkun e Harold Hill, në Ramford. Autori arriti të arratisej. Më pak se një javë më parë, një 20-vjeçare u vra me thikë përpara stacionit të Ilford, në pjesën veriore të Londrës.