AKTUALITET, 3 Mars 2019, 21:42

Zgjedhjet në Tuz, numërohen kutitë e para, shqiptarët kryesojnë

Zgjedhjet në Tuz, numërohen kutitë e para, shqiptarët

Pas përfundimit të votimeve në komunën e Tuzit ka nisur edhe numërimi i votave. Deri më tani janë numëruar dy kuti votimi, ndërsa pesë të tjera priten t’i nënshtrohen këtij procesi. Sipas rezultatit paraprak, koalicioni i shqiptarëve ka fituar 18 mandate nga 32 të tilla.

Partitë shqiptare: Alternativa Shqiptare, Unioni Demokratik dhe Lidhja Demokratike janë bashkuar në një koalicion me ermin “Malësia na bashkon”.

Kryesues i koalicionit shqiptar është Nik Gjeloshaj. Ai ka përballë, Mirza Pepiç, të partisë së Milo Gjukanoviçit.

Të drejtën e votës e kanë 11.904 qytetarë.