AKTUALITET, 4 Mars 2019, 08:52

Përplasen dy makina në Rinas, 3 të plagosur

Përplasen dy makina në Rinas, 3 të plagosur

Dy makina janë përplasur kokë më kokë me njëra tjetrën në rrugën e Rinasit, e për pasojë, tre persona janë plagosur.

Të tre ndodheshin brenda makinave të aksidentuara.

Policia dhe ambulancat kanë nxituar për në vendin e ngjarjes, ndërkohë, në rrugë është krijuar një trafik i madh.