AKTUALITET, 3 Mars 2019, 23:08

Taulant Muka i përgjigjet Saimir Pirgut: Do të gëzohesha shumë sikur në Tiranë…

Taulant Muka i përgjigjet Saimir Pirgut: Do të gëzohesha

Ish-zëvendësministri i Arsimit, Taulant Muka, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka komentuar deklaratën e tenorit të njohur, Saimir Pirgu, i cili tha se “do t’i duhen 200 mijë shfaqje që të rikuperojë dëmin e një gome të djegur në Tiranë”.

Muka shprehet se, do të gëzohej shumë sikur në Tiranë të kishte sa më shumë goma të djegura si shenjë protestë për gjendjen e mjerueshme në arsim.

Muka shkruan se, pa arsim cilësor dhe me penën në dorën e të paditurve, Shqipëria do të vazhdojë të jetë një xhungël shumë larg të qenurit civilizim.

Ai shprehet gjithashtu se puna kërkimore që bën, i përket institucionit ku punon dhe është, sipas Mukës, treguesi i përformancës dhe karrierës së tij, dhe jo një gomë e djegur në Tiranë.

Statusi i plotë i Taulant Mukës:

Mua nuk me turperon asnje gome e djegur ne Tirane! Perkundrazi, me dhemb pamundesia per te ndryshuar realitetin ne vendin tim, e sidomos ne arsim e larte! Puna kerkimore qe une bej i perket institucionit qe une punoj, dhe eshte treguesi i perfomances dhe karrieres time, jo nje gome e djegur ne Tirane. Sidoqofte, do gezohesha shume sikur ne Tirane te kishte sa me shume goma te djegura si shenje proteste per gjendjen e mjerueshme ne arsim, dhe jo per partite! Pa arsim cilesor dhe me penen ne doren e te paditurve, Shqiperia do vazhdoje te jete nje xhungel shume larg te qenurit civilizim!