AKTUALITET, 3 Mars 2019, 22:49

Shqiptarët fitojnë komunën e Tuzit, nis festa

Shqiptarët janë duke prirë bindshëm në Tuz, ndërsa sipas shtabit të Forumit Shqiptar, deri më tani janë 3547 vota për shqiptarët ndërsa DPS – Partia Demokratike Socialiste ka 1642.

Rezultatet paraprake nxjerrin fitues koalicionin shqiptar dhe nga numërimi i votave deri tani në dy qendra votimi, shqiptarët kryesojnë me mbi 50% të votave, të ndjekur nga partia e kryeministrit Milo Gjukanoviç, PDS, ndërsa më pas renditen partitë e tjera.

“Koalicioni Shqiptar i përbërë nga Alternativa Shqiptare, Aleanca Demokratike e Shqiptarëve dhe Bashkimi Demokratik Shqiptar fitoi shumicën e votave në zgjedhjet lokale të Tuzit” shkruan Vijesti, media malazeze, ndërsa për të konfirmuar zyrtarisht rezultatin pritet institucioni i menaxhimit të zgjedhjeve. Megjithatë shqiptarët kanë nisur festën në rrugët e qytetit.

53212908-2079242722164303-1366257357742407680-n_1551647679-996939