AKTUALITET, 3 Mars 2019, 21:58

Shefi i BE-së në Serbi: Kosova dhe Serbia të arrijnë marrëveshje

Shefi i BE-së në Serbi: Kosova dhe Serbia të arrijnë

Kreu i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Sam Fabrici, është shprehur se Serbia nuk është në anën e errët të historisë, përderisa është nisur drejt BE-së.

Përsa i përket dialogut Prishtinë-Beograd, Fabrici është shprehur se, qëndrimi i BE-së është i pandryshuar dhe se, ata kërkojnë të arrihet një marrëveshje e përhershme, ligjërisht në pajtim me standardet e BE-së dhe ato ndërkombëtare.

“Beogradi dhe Prishtina duhet të bien dakord për diçka që është e qëndrueshme dhe realiste, ne nuk mund të komentojmë mbi përcaktimin e kufijve apo ndonjë tjetër përmbajtje të marrëveshjes e cila do të arrihet”, tha Fabrici.

Në lidhje me taksën, e cila është vendosur nga Qeveria e Kosovës ndaj Serbisë në nëntorin e vitit të kaluar, Fabrici tha se kjo është një temë e veçantë dhe se BE-ja vazhdon t’i kërkojë Prishtinës që ta heqë.