TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, reagoi ashpër në lidhje me urdhrin “politik të IL CAPO DEI CAPI”, për ndjekjen penale të deputetëve të opozitës, pas ngjarjeve të djeshme në Kuvendin Popullor, ku u zgjodh vetëm me votat e mazhorancës Prokurori i ri i Përgjithshëm i Përkohshëm. Policia po zbaton fletë-arrestet për arrestimin e protestuesve dhe ndjekjen penale për deputetët e opozitës.
Deputeti Balliu e quan Kryeministrin Edi Rama me nofkën “Il Capo dei Capi”, nofkë që e kishte kryemafiozi tashmë i vdekur i Italisë, Toto Riina.
[caption id="attachment_41246" align="alignnone" width="2048"]
Deputeti i PD, Klevis Balliu[/caption]
Reagimi i plotë i Balliut
Edvini mendon se na impresionon! QESHARAKE
Frika në palcë e qeverisë së krimit.
SOT Prokuroria tregoi se i bindet urdhrave politik të IL CAPO DEI CAPI duke lëshuar fletë-rrufetë si në kohën e etërve të tyre, për arrestimin e protestuesve dhe ndjekjen penale për deputetët e opozitës.
Jam krenar që s'më do policia e krimit dhe qeveria e drogës.
Me ne merruni gjithë ditën, sepse do të na keni gjithnjë përballë por duhet të lini të qetë qytetarët të cilët u bashkuan në protestë kundër narkoshtetit.
I bëj thirrje organeve kompetente që të lirojnë nga burgu protestuesit. Lironi nga burgjet e drogës shqiptarët, të rinj e të reja, burrat e gratë e këtij vendi që kërkojnë drejtësi.
Ne do të na keni përballë.
Edvin s'ke parë gjë akoma!