AKTUALITET, 26 Shkurt 2018, 09:13

Policia, apel të fortë: Kujdes në Llogara, s’do lejojmë asnjë mjet pa zinxhirë

Policia, apel të fortë: Kujdes në Llogara, s’do

Për shkak të shtimit të reshjeve të dëborës, duket se situata paraqitet problematike në Llogara.

Punonjësit e Policisë Rrugore në shërbim po monitorojnë situatën dhe ndodhen në gatishmëri për të krijuar lehtësi dhe siguri rrugore në kalimin e aksit rrugor të Llogarasë.

“U bëjmë thirrje drejtuesve të mjeteve të cilët kanë itinerar zonën e Llogarasë, mjetet rrugore të tyre të jenë të pajisura me zinxhirë për qarkullim. Policia Rrugore me qëllim sigurinë rrugore nuk do të lejojë kalimin apo qarkullimin e mjeteve,të cilat nuk janë të pajisur me zinxhirët përkatës për kalimin në këtë aks rrugor”, – njofton policia.

Policia fton të gjithë përdoruesit e rrugës dhe qytetarët që në rast nevoje për ndihmë, të telefonojnë në numrat pa pagesë 112 e 129.