AKTUALITET, 28 Dhjetor 2017, 12:01

Profesionistët kanë një shans të mirë për të shkuar në SHBA, ja çfarë u sugjeron Donald Lu

Nëse keni dëshirë që si profesionistë në fushën tuaj të vizitoni SHBA-të, tashmë këtë mundësi ua ofron ambasada amerikane në Tiranë.

Ishte vetë ambasadori amerikan Donald Lu ai që njofton se programi i Departamentit të Shtetit u jep mundësi profesionistëve në çdo fushë për të vizituar Shtetet e Bashkuara dhe për t’u takuar me kolegët e tyre amerikanë.

Foto e Ditës

“Ambasadori Donald Lu me pjesëmarrësit e programit të Vizitorit Udhëheqës Ndërkombëtar për vitin 2017.

Ky program i Departamentit të Shtetit, u jep mundësinë profesionistëve në çdo fushë mundësinë për të vizituar Shtetet e Bashkuara dhe për t’u takuar me kolegët e tyre amerikanë” bën me dije ambasada.