AKTUALITET, 28 Dhjetor 2017, 11:47

Ministria e Drejtësisë në kërkim të drejtuesve për burgjet dhe përmbarimin dhe burgjeve

Ministria e Drejtësisë në kërkim të drejtuesve për

Etilda Gjonaj, ministrja e Drejtësisë, ka zhvilluar sot një vizitë në institucionet e varësisë në qarkun e Korçës.

Në kuadër të bashkëqeverisjes me qytetarët, një ndër nismat e çdo ministri janë vizitat në qark, inspektimet në gjithë institucionet e varësisë, takimet me qytetarët, bisedimet me qytetarët, dhënia e informacionit për sa i përket prioriteteve.

"Sot kemi ndërmarrë këtë nismë për inspektimin e institucioneve me qëllim që t’u garantojmë edhe qytetarëve që gjejmë në këto zyra, por edhe për t’u bërë të ditur stafeve që ofrojnë këto shërbime, që për mua ka rëndësi shërbimi ndaj qytetarëve, që jo vetëm të jetë efikas, por edhe i shpejtë në kohë.

Ne kemi filluar me rekrutimin e drejtuesve të institucioneve në varësi si ZVRPP, Përmbarimi dhe Burgjet, dhe një ndër masat e para që po ndërmarrim është pikërisht rekrutimi në bazë të meritokracisë.

Do të merren masa për të gjithë ata që nuk respektojnë afatet ligjore për të ofruar shërbime ndaj qytetarëve apo që t’u kthejnë përgjigje qytetarëve. Masat do të shkojnë deri në shkarkim të punonjësve që nuk kryejnë këto procedura", tha ajo./TPZ.AL