TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
PROCESI I VETINGUT “Ky model presupozon ndarjen në tri kategori të mëdha dhe zhvillimin e procesit me tri faza. Janë rreth 300 punonjës, që kanë funksione me grada të larta që vlerësohen në fazë të parë. Rreth 2500- 3000 punonjës me funksione si grada të mesme, që vlerësohen në fazën e dytë dhe rreth 9 mijë punonjës të nivelit zbatues, që vlerësohen në fazë të fundit”, u shpreh dje gjatë prezantimit, zv.ministri i Brendshëm, Julian Hodaj. Presupozohet që në fazën e parë, ata 300 punonjës me grada dhe funksione të larta, të vlerësohen nga një Komision i Jashtëm Vlerësimi, i përbërë nga 15 anëtarë me prejardhje të ndryshme.
Një herë që mbaron kjo fazë, ky organ pushon së ekzistuari dhe krijohet një organ i dytë vlerësimi për fazën e dytë. Në organin e dytë, përveç 15 anëtarëve të komisionit të fazës së parë, rekrutohen edhe 30 anëtarë shtesë, që janë nga punonjësit, të cilët e kanë kaluar vlerësimin me sukses në fazën e parë. Kur arrihet te faza e tretë, komisioni i fazës së dytë pushon së ekzistuari dhe krijohet një komision tjetër me 135 anëtarë, ku 90 anëtarë shtesë, pra, 45 të fazës së dytë plus 90 anëtarë shtesë, rekrutohen gjithmonë nga punonjësit, që kanë kaluar me sukses vlerësimin në fazën e dytë.
GRUPI I PUNES Grupi i punës, që përgatiti draftin e vetingut në Polici, përbëhej nga: Kryetari, që është zv.ministri i Brendshëm dhe 4 anëtarë që janë, këshilltari i ministrit të Brendshëm, përfaqësues nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, përfaqësues nga Garda e Republikës dhe përfaqësues nga Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave. Në mbështetje të veprimtarisë së grupit të punës dhe ekspertëve ndërkombëtarë, u ngrit dhe funksionoi sekretariati teknik, i përbërë nga përfaqësues apo specialistë të Drejtorisë së Përgjithshme të Planifikimit Strategjik dhe Integrimit në Ministrinë e Brendshme; Drejtorisë së Përgjithshme të Antitrafikut dhe Azilit; Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Ministrinë e Brendshme; Drejtorisë së Studimeve Strategjike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit; Drejtorisë së Burimeve Njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Ky grup u asistua në mënyrë aktive nga përfaqësues të misioneve të asistencës së Bashkimit Europian, PAMECA V dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ICITAP. Gjithashtu, edhe nga Misione të tjera ndërkombëtare të asistencës në fushën e shtetit të së drejtës, si dhe ekspertë me përvoje të mirënjohur ndërkombëtarë në këtë drejtim.