AKTUALITET, 28 Dhjetor 2017, 10:37

Tentuan të vrasin bashkëfshatarin, në pranga 3 kushërinjtë nga Korça/Emrat

Tentuan të vrasin bashkëfshatarin, në pranga 3

Tre kushërinj nga Korça kanë përfunduar në prangat e policisë, pasi gjatë një sherri banal, kanë goditur rëndë bashkëfshatarin e tyre. I dëmtuari është dërguar në spital, pas plagëve të marra në kokë e në pjesë të tjera të trupit.

Policia e Korçës bën me dije se në spital ka përfunduar një 27 vjeçar, janë arrestuar kushërinjtë Eduart Xhemollari, 25 vjeç,  Jani Xhemollari, 48 vjeç,  Marenglen Bollguri, 27 vjeç, të tre banues në fshatin Podgorie-Maliq.

"Arrestimi i tyre u bë pasi më datë 27.12.2017, në fshatin Podgorie, këta shtetas në bashkëpunim mes tyre, për motive të dobëta kanë tentuar të vrasin me mjete të forta, shtetasin E.B, 27 vjeç, banues në Podgorie 27 vjeçari u transportua në Spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve."  informon policia e Korçës.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme hetimore.

Të arrestuarit akuzohen për "vrasja me dashje, mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim".