AKTUALITET, 28 Dhjetor 2017, 10:26

"Nuk lëvizim nga këtu pa marrë rrogën",naftëtarët "pushtojnë Ministrinë e Energjitikës

"Nuk lëvizim nga këtu pa marrë

Ashtu si protestuesit e Zharrëzës edhe naftëtarët e Ballshit kanë marshuar drejt Tiranës, në shenjë proteste dhe revoltimi ndaj padrejtësisë që i ka goditur.

Marshimi nisi ditën e djeshme, ndërsa këtë të enjte, naftëtarët janë duke protestuar përballë Ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës.

Tre janë kërkesat e protestuesve, marrja e pagave të prapambetura, rifillimi i punës në uzinën e naftës (ARMO) si dhe marrja e sigurimeve, të cilat mungojnë prej mëse një viti dhe rrezikojnë shumë prej protestuesve që janë dhe pranë moshës për daljen në pension.

Në Tiranë, protestuesit kanë kërkuar që qeveria t’i garantojë të drejtat themelore, dhe se pa u plotësuar kërkesat e tyre ata nuk do të lëvizin nga sheshi përballë Ministrisë së Damian Gjiknurit.

Protestuesi: Nuk futem në rryma politike, dua të drejtat e mia dhe dua bukë. Duam rrogat,. Më trego vendimet e gjykatës. Është gjithë kjo Mallakastër këtu po vdes për bukë, 13 rroga. Rrogat nuk hidhen, këto nuk hidhen. Zgjodhëm përfaqësuesin, shpresojmë të zgjidhë punë.Pa hedhur rrogat nuk lëvizim. Po vdesim në Mallakastër, të tërë po hanë për Vit të Ri dhe Krishtlindje.

Protestuesi: Kërkojmë jo vetëm të hidhen pagat por të vihet në punë sa më shpejt ajo uzinë.Të gjithë ne që jemi këtu bashkë me familjet dhe fëmijët tanë e kemi lidhur jetën me atë naftë. Kërkojmë ndërhyrjen e qeverisë të zbatojë ligjin dhe tu japë zgjidhje këtyre punëtorëve që erdhën në këmbë nga Fieri deri këtu. Nuk kemi çfarë humbasim, do të ikim vetëm kur të marrim lekët. Kemi pa marrë dy paga të këtij viti, nëntori dhe dhjetori dhe kemi 13 paga të vitit 2015-2016. Ndërrimin e kompanive e bëjnë qeveritë që vinë, nuk kemi punë ne. Kërkojmë zbatimin e ligjit