AKTUALITET, 28 Dhjetor 2017, 11:54

Naftëtarët shpërthejnë ndaj deputetit të zonës: Harram e paçi votën tonë

Naftëtarët shpërthejnë ndaj deputetit të zonës:

Mëngjesin e sotëm ka nisur protesta e naftëtarëve të cilët, pak minuta më parë ata kanë përfunduar dhe takimin me ministrin ku kanë dalë me një lajm të mirë.

Ndërkohë, në protestë ka shkuar edhe deputeti i Mallakastrës, Ismet Beqiri për të qetësuar disi situatën.

Por protestuesit nuk e kanë pritur aspak mirë prezencën e tij, madje pati edhe nga ata që tentoi ta shtynte fizikisht.

“Haram e paçi votën tonë”, është dëgjuar një prej protestuesëve.

Ndërkohë, deputeti nuk është larguar menjëherë dhe u është drejtuar turmës: “Nuk me provokon dot njeri mua”.