AKTUALITET, 28 Dhjetor 2017, 09:33

Terror në Divjakë, adoleshentët bastisin familjet

Terror në Divjakë, adoleshentët bastisin familjet

Tre persona, dy adoleshentë dhe një 29-vjeçar kanë rënë në prangat e policisë mëngjesin e sotëm.

Ata akuzohen për një vjedhje të ndodhur në qytetin e Divjakës.

Policia ka bërë arrestimin e tre personave dhe ka sekuestruar paruke, kapuça që përdoreshin për maskim dhe të gjitha sendet e vjedhura.

Njoftimi i policisë

Vjedhin një banesë në Divjakë, arrestohen në flagrancë 3 autorët.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasit:

1.Olsi Janko, 29 vjeç.

2.Serxhio Duda, 19 vjeç.

3.Regist Vodo, 19 vjeç, të tre banues në Divjakë.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi gjatë natës në Divjakë, kanë vjedhur banesën e shtetasit A.Z, 62 vjeç.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale 5 orët e vjedhura, 4 celularë, një palë paruke, një kapuç, dhe një thikë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Vjedhje” parashikuar nga Neni 134/2 i Kodit Penal.