TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia ka arrestuar shtetasin me inicialet M.D, banues në fshatin Vloçist pasi ky i fundit ka tentuar të korruptojë punonjëin e kufirit me një kartmonedhë 50 euroshe. Arsyeja? I riu kërkonte të përshpejtonte procedurat dhe të shmangte kontrollin e dokumentacionit për të kaluar në Greqi, një veprim i cili do t’i kushtojë jo vetëm proces gjyqësor por edhe një masë ndëshkuese

Njoftimi i policisë
Goditet një tjetër rast i mitëdhënies.
I ofron ryshfet punonjësit të Policisë në dalje të Pikës së Kalimit Kufitar, me qëllim përshpejtimin e kryerjes së procedurave të kontrollit, në dalje të Shqipërisë.
Arrestohet në flagrancë nga Policia.
Specialistët e Sektorit të Hetimit të Krimit në Drejtorinë Vendore të Kufirit e Migracionit Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit :
M.D 25 vjeç, banues në fshatin Vloçisht.
Më datë 27.12.2017, ky shtetas është paraqitur në dalje të Republikës së Shqipërisë, për të kryer veprimet e regjistrimit.
Gjatë kryerjes së procedurave në momentin kur punonjësi i policies i ka kërkuar pasaportën, shtetasi i mësipërm ia ka dhënë këtë të fundit me një kartëmonedhë të prerjes 50 Euro, në brendësi të saj, me qëllim përshpejtimin dhe shmangien e procedurave të kontrollit të dokumentacionit për kalimin drejt tokës greke.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale : “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal