AKTUALITET, 28 Dhjetor 2017, 11:15

Ndahet nga jeta mjeku i njohur, kirurgu humbi betejën me sëmundjen e rëndë

Ndahet nga jeta mjeku i njohur, kirurgu humbi betejën me sëmundjen e

Kirurgu i njohur i Spitalit Ushtarak në Tiranë humb betejen me semundjen e rende nga e cila vuante prej dy vitesh. Arben Runa, baba i dy femijeve dhe mjeku i njohur i Ushtarakut ka nderruar jete mengjesin e sotem.

Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e ka bërë gazetari Mero Baze, i cili teksa ka njoftuar për vdekjen e mikut të tij më të çmuar, bën me dije se varrimi do të bëhet nesër.

Postimi i Mero Bazes 

“Sot ne mengjes Dr. Beni nuk u zgjua me, duke humbur nje beteje dyvjecare me semundjen e tij ne mushkeri. Mua do me mungoj nje nga miqte me te cmuar ne jete, nje mjek i talentuar, nje poet dhe rrefimtar i rralle dhe nje njeri i mencur qe diti ta bej sic donte jeten e tij. Arben Runa u diplomua per kirurg traumatolog dhe sherbeu deri ne fund si kirurg prane Spitalit ushtarak. Ai kishte po ashtu plot pasione per letersine dhe eshte autor i disa cikleve te arrira poetike tregimeve dhe reportazheve botuar ne vitet 90.

Ada dhe dy femijet e tij shpresoj te gjejne force ta perballojne ndarjen me te. Varrimi behet neser ne oren 10 ne Tufine”.