AKTUALITET, 28 Janar 2019, 15:09

“Prela u përgjua me Avdylajt”/ Reagojnë prokurorët e dosjes 339

Pas akuzave të ngritura sot nga Partia Demokratike mbi drejtuesen e Prokurorisë së krimeve të Rënda, e cila sipas demokratëve rezulton në përgjimet me grupin e Avdyljave, kanë reaguar edhe prokurorët e dosjes së shumëpërfolur 339. Në njoftimin shpërndarë mediave i cili mban firmën e prokurorëve, Vladimir Mara dhe Dritan Prençi hidhen poshtë pretendimet e PD.

Dokumenti I Ri

Deputeti i PD Enkelejd Alibeaj, tha sot në një dalje për mediat se në dosjen e saj ka dokumenta që provojnë se miliona lekë nga pasuria e saj janë të pajustifikuar, se bashkëshorti i saj dyshohet për pastrim parash dhe se, në rastin më të mirë, ai ka punuar në të zezë. Ndër të tjera Alibeaj kërkoi nga KPK të verifikojë nga kamerat e sigurisë për t’i dhënë përgjigje disa pyetjeve të ngritura prej tij.

“Përpara se të japë vendimin për Donika Prelën, KPK duhet të verifikojë nga kamerat e sigurisë a është takuar Donika Prela në nëntor-dhjetor me anëtaren e vetingut Valbona Sanxhaktari dhe a është pjesë e dosjes 339, duke u kapur në përgjim me Astrit Avdylajn.” -u shpreh Alibeaj.