AKTUALITET, 28 Janar 2019, 12:58

83-vjetori i lindjes së Ismail Kadares, Meta: Krenaria e letrave dhe e mendimit shqiptar

83-vjetori i lindjes së Ismail Kadares, Meta: Krenaria e letrave dhe e

Shkrimtari i njohur Ismail Kadare feston sot 83-vjetorin e lindjes së tij. Presidenti i Republikës Ilir Meta e ka uruar shkrimtarin, duke e cilësuar krenaria e letrave dhe e mendimit shqiptar.

Kombi shqiptar është me fat që ka një kolos të tillë krijues të përmasave botërore, një personalitet unikal e të papërsëritshëm dhe sinonim të letërsisë shqipe, që e bëri atë të vyer, të vlerësuar dhe të lexuar në 45 gjuhë të ndryshme.

Shumë urime, shëndet, jetë të gjatë dhe sa më shumë suksese në krijimtarinë e Tij të ndritur!”, shprehet Meta përmes një postimi në Facebook.