AKTUALITET, 28 Janar 2019, 12:48

Moti i keq përfshin Durrësin, në darkë pritet furtunë e fuqishme

Moti i keq përfshin Durrësin, në darkë pritet furtunë e

Drejtoria e Përgjithshme Detare ka marrë masa për shmangie të avarive detare për shkak të erërave të forta dhe reshjeve të shiut të cilat në darkë pritet të jenë edhe më të forta.

Ajo njofton se moti i keq ka krijuar anomali në funksionimin e punës në Portin më të madh të vendit. Ndërsa ka udhëzuar Lundërtarët dhe pronaret e mjeteve detare, operatorwt nw portet e Republikës së Shqipërisë dhe hapësirën detare, se ditën e sotme bregdeti ynë është përfshirë nga erëra me shpejtësi deri 20 m/s nga drejtimi Jug-Jugperëndim dhe forca deti 7-8 shkalla Boufort.

Ju lutemi gjithë subjekteve që operojnë në fushën e detarisë të marrin masa për sigurimin e mjeteve në porte dhe të rritet shkalla e gatishmërisë së ekuipazhit në mjete”, – thuhet në njoftim

Anijet e peshkimit janë bregëzuar në Portin e ri të peshkimit deri në përmirësimin e kushteve meteorologjike.