AKTUALITET, 28 Janar 2019, 13:17

Dekani i Juridikut i kërkon MAS ambiente të tjera: Të nisë mësimi nesër!

Dekani i Juridikut i kërkon MAS ambiente të tjera: Të nisë

Dekani i Fakultetit të Drejtësisë thotë se nesër do të nisë procesi mësimor dhe se i ka kërkuar ministrisë së Arsimit ambiente të tjera për të realizuar mësimin.

"Ne ambientet i kemi të bllokuar jo vetëm me studentë të fakultetit tonë, të cilët në dijeninë time janë të paktë në numër, janë të shumtë ata që nuk janë të fakultetit tonë. Shpresoj nga dita e nesërme të nisë programi mësimor pavarësisht se do të jetë në ambiente të tjera.

Komunikuam me drejtuesit e Universitetit të Tiranës, rektori nuk na është përgjigjur.

Unë e marr dhe nuk kam komunikim me të, vetë kam folur me ministrinë e Arsimit po shikojmë mundësinë që të na vihen në diospozicion ambiente të tjera për të zhvilluar programin mësimor. Shqetësimi im akut është të nisë programi mësimor."-Tha Artan Hoxha, dekan i Juridikut.