AKTUALITET, 28 Janar 2019, 12:27

I priti penalltinë Kaçes, portieri grek zbulon prapaskenat: Ju tregoj si i bëra presion shqiptarit

Disa ditë më parë, Lamia eliminoi Panathinaikosin e Ergys Kaçes nga Kupa e Greqisë.

Rezultati i përgjithshëm 1-1, bëri që ndeshja t’i drejtohej penalltive, teksa njëri nga futbollistët që humbi 11-metërshin ishte pikërisht mesfushori i Kombëtares, Kaçe.

Gjuajtja e shtatshkurtrit korçar u prit nga portieri grek, Nikos Melisas. Futbollistët njiheshin prej kohësh së bashku, teksa i pyetur nga nëse i tha diçka Kaçes para se të gjuante penalltinë, për ta dëmtuar psikologjikisht atë, portieri Melisas u shpreh:

Po është e vërtetë! Me Kaçen kemi qenë miq dhe shokë për shumë vite. Dikur uleshim bashkë pasi mbaronim stërvitjen ndërsa këtë radhë ishim përballë.

I thashë: ‘Duhet të punosh për të kujtuar të kaluarën’ dhe mesa duket e kapi një presion psikologjik”.