TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministri i Brendshëm dhe Ministrja e Arsimit do të raportojnë para komisionit të Medias për situatën e krijuar me protestën e studentëve. Deputetët e opozitës kanë kërkuar të zhvillojnë një interpelancë të martën me Sandër Lleshin për dhunën e ushtruar ndaj studentëve në fakultete. Nga ana tjetër mazhoranca ka propozuar një tjetër interpelancë, me Ministren e Arsimit Besa Shahini, e cila do të duhet të paraqitet të mërkurën para deputetëve.
Deputetët e opozitës në Komisionin e Medias kanë akuzuar Kryeministrin Rama dhe Ministrin e Brendshëm për dhunë ndaj studentëve që janë ngujuar në fakultete. Për këtë arsye opozita ka kërkuar në interpelancë ministrin Sandër Lleshi.
Vokshi: Si deputetë të mazhorancës ti thoni kryeministrit, ministrit të Brendshëm "stop provokimeve". Lejoni studentët në të drejtën e tyre të protestës. Mos provokoni.
Rrokaj: Propozimi i LSI i bërë që në dhjetor që kapi një problem emergjent të studentëve, propozimi i ri është që të shtyhet dhe të hapet një debat i gjerë. Pse? Sepse Parlamenti, komisioni, deputetët nuk kanë bërë deri më sot një debat rreth kësaj problematike.
Vokshi: Më lejoni të hedh në votë propozimin që u bë nga unë dhe zoti Boçi për të thërritur nesër në një seancë dëgjimore urgjente ministrin e Brendshëm, për dhunën që është ushtruar në ambientet e Universiteteve.
Ekonomi: Unë propozova që nesër të bëjmë një dëgjesë me ministren dhe grupet e interesit.