TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Aleksandër Luca mohon abuzimin seksual që ka bërë, ndaj një 19-vjeçareje me aftësi të kufizuara, pas vrasjes së studentes Eleni Topaloudi. Hetuesit grekë e kanë pyetur për abuzimin e dytë, ngjarje për të cilën është arrestuar një 23-vjeçar rom si bashkëpunëtor.
Ai thotë se përmendja e emrit të tij është sajesë e 23-vjeçarit rom, që po përpiqet të fajësojë atë. Mohimi i tij për akuzat bie ndesh me dëshminë e 23-vjeçarit, por edhe të vajzës së abuzuar. Nga ana tjetër televizioni “Star” ka publikuar dëshminë e një 21-vjeçari rom, që sipas hetuesëve ka qenë prezent gjatë përdhunimit.
“Hoqi pantallonat e tij dhe çuan në rërë. Vazhdoi të më thoshte të largohesha. Ai e goditi me disa shpulla në fytyrë, e kapi nga flokët dhe e detyroi atë të … Ajo u mundua të rezistonte me duart e saj, por…”
Avokatja e 19-vjeçares ka thënë më herët se vajza ishte abuzuar seksualisht dy herë. Ajo ishte kërcënuar pikërisht nga shqiptari që të mos fliste për atë që kishte ndodhur. Kjo ngjarje daton më 1 Dhjetor 2018 në Rodos, pak orë pas ngjarjes së rëndë në këtë ishull, kur studentja 21-vjeçare Eleni Topaloudi u përdhunua, dhunua dhe më pas u vra.
Aleksandër Luca është i arrestuar për këtë krim, së bashku me shokun e tij grek, 21-vjeçarin Manolis Koukouras.
Policia po merr dëshmi dhe nga ish-shokë të të dy grekëve dhe shqiptarit, Ndërkohë, të paktën edhe dy vajza të tjera kanë akuzuar shqiptarin se ka abuzuar me to. Autoritetet greke po përpiqen të hapin dhe laptopin e dy të akuzuarve për vrasjen e Eleni Topaloudi, megjithatë deri tani nuk ia kanë arritur.
“Nuk mund të hapet një kompjuter portativ nëse është i koduar. Askush në botë nuk mund ta hapë atë nëse është bërë kriptimi i nivelit të lartë, “thotë Manolis Sfakianakis, ekspert i nivelit të lartë për sigurinë kibernetike.