TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia greke ka vënë në pranga një 22-vjecar shqiptar në kufirin greko-shqiptar, pasi nuk iu bind postbllokut të policisë dhe brenda në mjet iu gjet lëndë narkotike.
Ngjarja ka ndodhur në Tiria, në rrugën Egnatia. Sapo ka konstatuar policinë, shqiptari ka shtuar shpejtësinë dhe largohet. Më pas ai zbret nga makina dhe e braktis atë, por është arrestuar nga policia në Meligon, Janine.
Gjatë kontrollit të mjetit, policia greke sekuestroi 66 pako me 122 kg 150 gram marijuane, 45 euro dhe 2 celulare. 22-vjeçari shqiptar rezulton person në kërkim, pasi është dënuar në Janinë për trafik droge dhe shkelje të rregullave mbi emigrantet.