AKTUALITET, 29 Nëntor 2017, 18:49

Policja e Vorës lutet për 5 mijë lekë: “Çuna s’janë shumë, vari l*sht”

Policja e Vorës lutet për 5 mijë lekë: “Çuna

Pavarësisht përpjekjeve të qeverisë për të vënë “nën frena” policinë e shtetit, duket se policët rrugorë që mund t’i rezistojnë ryshfeteve numërohen me gishta.

Rasti i fundit ka qenë ia që ka mbërritur në redaksinë e “JOQ.al”, ku disa të rinj kanë filmuar një police femër tek korruptohet me vetëm 5 mijë lekë të vjetra.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar, në autostradën Tiranë-Durrës, në Vorë. Policia është filmuar duke u kërkuar hapur rryshfet 4 djemëve që ishin nisur drejt Shijakut.

Në denoncimin e tij, ai thotë se:

Pershendetje JOQ! Sapo ndodhi, isha tu shku per Shijak 4 cuna dhe na ndalon postoblloku në Vor dhe afrohet vetem 1 police femer. U kap me driten e djegme te makines dhe me i shokun tim qe nuk kishte kartë identifikimi me vete. Pastaj na tha ju jeni 4 veta u jam 1…i bie të me jepni ju kafe. I dham 500 lek te reja per tu tall dhe ajo mori! Thot sjan shum per 500 lek por i mori”.