AKTUALITET, 29 Nëntor 2017, 18:11

Zbulohen emrat e shqiptarëve të gomones me 1.6 tonë drogë

Zbulohen emrat e shqiptarëve të gomones me 1.6 tonë drogë

Zbulohen emrat e shqiptarëve të tjerë të kapur në Greqi, si pjesë e  grupit kriminal që transportonte drogë.

Ervis Caushin nga Përmeti, Emiljano Kolën nga Vlora si dhe Alban Baxherin nga Saranda, janë këta tre shqiptarët e arrestuar nga Policia greke në gomonen që kishte 1.6 tonë drogë.

Mësohet se, Policia shqiptare kreu kontrolle në banesat e tyre në Përmet, Sarandë e Vlorë, por sipas saj nuk janë gjetur gjëra me vlere.

Mediet greke bënë të ditur, si banda ndërkombëtare merrej me trafikun e drogës nga Shqipëria drejt Greqisë, Italisë dhe Turqisë.

Sipas të medieve, Ervis Caushi bonon prej vitesh në Greqi, ndërkohë që Alban Baxheri dhe Emiljano Kola jetonin në Sarandë dhe Vlorë.

Deri më tani janë arrestuar 11 persona, 6 shqiptarë, 2 grek, 2 italianë dhe 1 bullgar.