AKTUALITET, 29 Nëntor 2017, 17:10

Partia Socialiste nuk pranon asnjë nga 16 amendamentet e PD-së për Buxhetin 2018

Partia Socialiste nuk pranon asnjë nga 16 amendamentet e PD-së

Partia Socialiste nuk do të pranojë amendamentet e propozuara nga PD në lidhje me buxhetin e shtetit për vitin 2018.

Në seancën e së enjtes, Kuvendi të miratojë nen për nen dhe në tërësi buxhetin për vitin e ardhshëm, ndërsa rreth dy javë më parë e ka miratuar në parim atë.

PD depozitoi më herët 16 amendamente përmes të cilave kërkohet rritja e pagave, gjysëm pensioni shpërblim për pensionistët, rritjen e buxhetit për arsimin, rritjen e subvencioneve për bujqësinë, uljen e tatimit mbi të ardhurat personale etj.