Televizioni grek "TV SKAI" publikoi videon e gomones me 1.6 ton kanabis të nisur nga brigjet shqiptare. Shihen mjaft qartë edhe shenjat e plumbave që kanë goditur mbi të. Gjatë operacionit policia hapi zjarr ndaj gomones, duke plagosur edhe një prej trafikantëve shqiptarë. Gomonia është 12 metra e gjatë dhe e pajisur me tre motorë të fuqishëm.