AKTUALITET, 29 Nëntor 2017, 12:40

Video/ Hagë, ndërpritet procesi pasi i akuzuari pi helm në sallën e gjygjit

Video/ Hagë, ndërpritet procesi pasi i akuzuari pi helm në

Një seancë dëgjimore për krime lufte në Hagë është pezulluar pasi  i akuzuari ka pirë  helm  gjatë dëgjimit të aktgjykimit nga gjykatësit.

Ai që ka pirë helmin është Slobodan Praljak dhe është një nga gjashtë udhëheqësit politikë dhe ushtarakë kroatë të Bosnjës.

Ai është dënuar me 20 vjet burgim  për krime në Lindjen e Mostarit në Bosnje Hercegovinë.

Kur ai do të dëgjonte dënimin e tij   ai i tha gjyqtarit: "Kam marrë helm".

Praljak gjatë  procesit  u ngrit  dhe vendosi në gojë një shishe,  të cilën filloi ta gëlltiste ndërsa, avokati i tij i tha gjykatës se ishte helm.

Gjykatësi menjëherë urdhëroi  që procedurat të pezulloheshin.

https://youtu.be/2lMS3Bz5xg4