AKTUALITET, 29 Nëntor 2017, 16:14

Kupa e Shqipërisë, bollëk golash në turin e dytë

Kupa e Shqipërisë, bollëk golash në turin e dytë

Turi i dytë i Kupës së Shqipërisë prodhoi rezultate të pritshme, nisur edhe nga duelet, pavarësisht se ekipet e Kategorisë Superiore preferuan aktivizimin e lojtarëve të dorës së dytë.

Në grupin A, Skënderbeu arriti një fitore minimale 1-0 me Besëlidhjen në Lezhë (gol i Kelmendit). Kukësi fitoi 4-1 në Shijak me Erzenin  (dy gola nga Guri, si dhe rrjetat e Koldashit dhe Peposhit, për shijakasit realizoi golin e nderit Goxhaj). Kamza dhe Teuta e mbyllën në barazoim 1-1 (Rezi për Kukësin, Latif për Teutën). Në orën 18:00 do të luhet Tirana-Vllanzia.

Në grupin B, Bylisi fitoi me Luftëtarin 2-1  (Kolgegaj dhe Limaj për ballshiotët; Pergjini për gjirokastritët); Laçi fitoi 3-1 në Lushnjë (Xhixha 2, Bushi për kurbinasit, Pepa për vendasit), ndësa Flamurtari likuidoi Turbinën e Cërrikut me rezultatin 6-1, një ndeshje festive në Cërrik: Kamara 2, Liçaj, Toungara, Hyseni dhe Hoxhaj shënuan për vlonjaët e Shpëtim Duros.

TPZ.AL