AKTUALITET, 29 Nëntor 2017, 14:12

Udhëtoi me mjetin që Tahiri shiti tek Habilaj, ish-zv/ministrja memo prokurorisë

Udhëtoi me mjetin që Tahiri shiti tek Habilaj, ish-zv/ministrja memo

Ish-zëvendës ministrja e brendshme, Elona Gjebrea ka kërkuar të japë shpjegime para Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Ajo dëshiron të shkojë vullnetarisht dhe të flasë për çështjen, për të cilën edhe është përfolur se ka lidhje.

Gjebrea do të shpjegojë itinerarin e udhëtimit që ka bërë me ish-ministrin Saimir Tahiri.

Ajo i ka dërguar një memo Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Pas shumë deklaratash, ajo do të sqarojë pozicionin e saj. Gjebrea akuzohet se ka udhëtuar me Saimir Tahirin në vitin 2014 për në Greqi me makinën, të cilën ish-ministri ia kishte shitur vëllezërve Habilaj në vitin 2013.

TPZ.AL